Erasmus+, UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCE IN NYSA, POLONI

22 Shkurt 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mësimdhënës si dhe për stafin nga Administrata e UP-së, për mobilitet njëjavor gjatë semestrit veror 2021/2022, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit: Shkëmbim stafi për mësimdhënie dhe trajnim.

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

  • CV
  • Letër motivuese;
  • Një dokument që jeni staf i UP-së;
  • Kopjen e pasaportës;
  • Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (niveli B2)

Dokumentet me titull “University of Nysa” duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. Data e fundit për aplikim është 01 mars 2022.