Erasmus+ në University of Hradec Králové, Fakulteti i Shkencave, Republika Çeke

05 Tetor 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në University of Hradec Králové, Fakulteti i Shkencave, Republika Çeke

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin pranveror 2021/2022 për traineeships (praktikë) në University of Hradec Králové, Fakulteti i Shkencave, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+  të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • traineeships (praktikë) për studentët e nivelit MA

Fushat e mobilitetit:

  • Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit - Information and

Communication Technologies (ICTs) (ose fusha të ngjashme studimi)

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor, 800 euro
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro

Kohëzgjatja: 2 muaj

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më i vjetër se 30 ditë)
  • Certifikata e notave/Transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Certifikata e gjuhës angleze(minimum niveli B2)
  • Kopjen e pasaportës ose letërnjoftimit

Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit, ose fusha të ngjashme studimi, në Universitetin e  Prishtinës  në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një semestër të studimeve MA dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Afati për aplikim është: 20 tetor 2021, në orën 16:00

Dokumentet me titull “University of Hradec Králové” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.