Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus + për stafin e Universitetit të Prishtinës, në Universitietin e Bialystokut, Poloni

13 Shtator 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Bialystokut, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror të vitit akademik 2021/2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e stafit akademik nga fushat drejtësi dhe informatikë;

- Shkëmbimin stafi nga administrata.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Të jeni mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës nga fushat e lartpërmendura, ose të jeni i punësuar në administratën e UP-së (një dokument që dëshmon që jeni staf i rregullt i UP-së);
  • CV në gjuhën angleze;
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Thirrja është e hapur deri me datë  25 shtator 2021 . Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në  një dokument të vetëm PDF me titull “University of Bialystok” tek Znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected].

Për më shumë informata lidhur me Universitetin e Bialystokut luteni ta vizitoni ueb faqen: University of Bialystok (uwb.edu.pl).