Njoftim: Punëtoria "Zgjerimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian"

18 Gusht 2023
SHARE

Bashkohuni me ne më datë 29 shtator 2023, në punëtorinë me titullin "Zgjerimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian," të organizuar nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me RSPP. Punëtoria përqendrohet në avancimin e analizës hapësinore dhe rajonale për të lehtësuar integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Përmes këtij seminari, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë dhe të aplikojnë modele ekonometrike qe aplikohen ne aspektin hapësinor, të dhëna gjeografike, të dhëna rreth lëvizjes së fuqise punëtore dhe kapitalit për të marrë vendime të informuara për politika që mund të lehtësojnë procesin e integrimin evropian. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë kërkimet e tyre dhe të mësojnë edhe nga përvojat konstruktive nga pjesëmarrësit e tjerë në këtë punëtori.

Data të rëndësishme:
10 shtator 2023: Afati i dorëzimit të abstrakteve
29 shtator 2023: Data e punëtorisë

Për detaje të tjera rreth punëtorisë, vizitoni faqen zyrtare: https://wbalkansworkshoppr.wixsite.com/my-site-1