UP-ja ofron mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara

16 Qershor 2023
SHARE

Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës do të ofrojë mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara.

Këtë vendim e mori Këshilli Drejtues i UP-së, në mbledhjen e mbajtur sot. Sipas këtij vendimi, gjatë këtij viti akademik, studentët me aftësi të kufizuara do të mbështetën me shumën prej 450 euro. Vlera totale e ndarë për mbështetje të këtyre studentëve është 30 mijë euro. 

UP-ja së fundi ka aprovuar një serë iniciativash për mbështetjen dhe stimulimin e studentëve, përfshirë edhe ngritjen e shumës së kompensimit për punë praktike në UP, si dhe ofrimin për herë të parë të bursave për studentët e doktoratës.

Kliko KËTU për vendimin e plotë.