Sot, në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit tëPrishtinës “Hasan Prishtina”, është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare e Infermierisë “Infermierët e bashkuar: një forcëpër shëndetin global”. Konferenca është organizuar në ndërlidhje me përvjetorin e 20-të të themelimit të Departamentit të Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Të pranishmit i ka përshëndetur rektori i UP-së, Qerim Qerimi, dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, përfaqësuesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ministrisësë Shëndetësisë, shkollave të infermierisë nga Shqipëria, donatorë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe profesorë pionier të akreditimit të programit të parë tëinfermierisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Në fjalën e tij, rektori Qerim Qerimi ka thënë se, për dy dekada, Departamenti i Infermierisë ka qenë një pishtar i dijes dhe rritjes, duke formuar të ardhmen e praktikës dhe arsimimit të infermierisë; dhe se ky departament jo vetëm që ka prodhuar infermierë shumë të aftë dhe të ndjeshëm, por gjithashtu ka kultivuar një kulturë të mësimit të vazhdueshëm, hulumtimit dhe bashkëpunimit. “Kjo konferencë shërben si një platformë për të ndarë arritjet më të fundit në fushën e infermierisë, si dhe një mundësi për të njohur punën e jashtëzakonshme të infermierëve tanë në ofrimin e standardit më të lartë të kujdesit.” Për rektorin Qerimi, infermieria është boshti i sistemit tonë të kujdesit shëndetësor, një profesion i lartë që prek jetën e shumë individëve në momentet e tyre më të dobëta. Ai ka deklaruar mëtej se “Infermierët janë heronjtë e heshtur që punojnë pa pushim pas skenave, ofrojnë ngushëllim, mbështetje dhe shpresë për pacientët dhe familjet e tyre. Ata janë trupi i ndjeshmërisë dhe përkushtimit, dhe është përmes angazhimit të tyre të pandërprerë që ne mund të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e kujdesit dhe rezultatet e pacientëve”.
Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, nëfjalën e saj, ka falënderuar Departamentin e Infermierisë për organizimin, partnerët e ndryshëm institucional për mbështetjen e konferencës, si dhe pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre. Dekanja ka folur për rëndësinë e profesionit fisnik të infermierisë dhe nevojën për arsimim profesional në infermieri, si dhe për rolin e rëndësishëm të Departamentit të Infermierisë në përgatitjen e gjeneratave të reja të infermierëve.
Në fjalën e saj, shefja e Degës së Infermierisë, Elvana Podvorica, ka deklaruar se në këtë konferencë synimi është për të shikuar se si mund të ndërtojmë mësimet e viteve të fundit, të vazhdojmë të ndikojmë dhe përforcojmë sistemet shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe të avancojmë profesionin i infermierisë.
Përveç prezantimeve të pedagogëve dhe kërkuesve shkencor, në këtë konferencë janë paraqitur edhe punime të realizuara nga studentët nën drejtimin e profesorëve të tyre.
Programi i Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së ofron një kualifikim Bachelor të infermierisë dhe të drejtën për t‘uanëtarësuar në Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës. Ky është një arsimim praktik, i përqendruar te pacienti, në orë të barabarta teorike dhe praktike klinike, që u mundëson studentëve të përjetojnë aspekte të ndryshme të kujdesit shëndetësor. Programi i infermierisë ka për qëllim edukimin dhe rritjen e aftësive të studentëve në fushën e infermierisë në përputhje me kompetencat profesionale dhe drejt standardeve ndërkombëtare të të diplomuarve në arsimim shëndetësor të infermierisë.