Delegacion nga Universiteti "James Madison" viziton UP-në - mbahet ligjeratë për mundësitë e studimit atje

08 Mars 2023
SHARE

Në ambinetet e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, rektori, prof. dr. Qerim Qerimi dhe prorektorja Arta Basha Jakupi pritën delegacioni nga James Madison University (JMU) të SHBA-së, ku diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy universiteteve.

"Që universitetet të zgjerojnë ndikimin dhe angazhimin e tyre, ato duhet të krijojnë partneritete të forta me universitete dhe individë siç jeni ju, përfaqësues nga JMU. Rëndësia e konkretizimit të marrëveshjeve të nënshkruara më parë janë prioritet në strategjinë e ndërkombëtarizimit të UP", u shpreh rektori Qerimi.

Përderisa përfaqësuesit nga JMU, të përcjellur nga ish studentja e UP-së, Xixëllonjë Nebihu, njëherit përfituese e bursës së ofruar nga JMU dhe aktualisht studente në këtë universitet, shpalosën fushat e interesit të bashkëpunimit, duke filluar që nga mundësitë e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik e deri tek bashkë aplikimi në projektet shkencore dhe atyre për ngritje të kapaciteteve.

Në vazhdën e takimeve, përfaqësuesit e JMU-së u pritën dhe nga Zyra për Mardhënie me Jashtë në kuadër të UP-së, ku vazhduan diskutimet rreth konkretizimit të bashkëpunimit, dhe mes tjerash, u diskutua pjesëmarrja e stafit akademik dhe studentëve të JMU në Universitetin Veror të UP-së.

Referuar iniciativave të përbashkëta të filluara më pare dhe mundësive që aktualisht UP ofron, JMU do të mbajë një sesion informues, sot me dt. 08.03.2023, në ora 14.00 në sallën Idriz Ajeti në Fakultetin e Fililogjisë, për mundësitë e studimit dhe bursave që ky universitet ofron për studentët kosovarë, përkatësisht për studentët e UP-së.