Në rektoratin e Universitetit të Prishtinës u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet UP-së, përkatësisht njësive akademike, Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Fakultetit të Shkencave Matematikore dhe Natyrore dhe Programit të Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë, për zbatimin e grantit për hulumtim për "Monitorim të cilësisë së ujërave dhe monitorim të ujit të puseve në pjesën perëndimore të komunës së Lipjanit".
Marrëveshja u nënshkrua nga dekanët e njësive përkatëse, përkatësisht dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, prof. dr. Florim Grajçevci, dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, prof. dr. Idriz Vehapi, ndërkaq i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe rektori, prof. dr. Qerim Qerimi.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje paraqet edhe një rast tjetër në ofrimin e shërbimeve dhe ekspertizës së UP-së në çështje të rëndësisë së lartë për komunitetin.