Apliko për bursë universitare

15 Dhjetor 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur aplikimin për bursa universitare për vitin akademik 2022/2023.

Këshilli Drejtues i UP-së, në mbledhjen e mbajtur më 12.12.2022, ka aprovuar raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët tanë, për vitin akademik 2022/23.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 28.12.2022, në orën 15:30.

Bursa universitare do të ndahen për studentët e nivelit të studimeve themelore (bachelor). 

Për kriteret dhe procedurën e aplikimit për përfitim të bursës universitare shfletoni konkursin e plotë, duke klikuar KËTU.

Suksese!