SQARIM LIDHUR ME SITUATËN E KRIJUAR PËRKITAZI ME SITEMIN “E VOTIMI”

10 Qershor 2022
SHARE

Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtinës,

Siç e dini, sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet studentore, në formatin online. Kjo ditë është e rëndësishme për ju, për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në organet përfaqësuese të studentëve në UP.

KQZ UP ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, në mënyrë që sistemi E VOTIMI të funksionojë në mënyrën e duhur. Këto masa të sigurisë janë ndarë edhe me institucionet kompetente ligj zbatuese.

Megjithatë, nga ora 8.30 na është paraqitur një problem me regjistrimin e emaila-ve të studentëve. Ky problem nuk ka qenë në sistemin e votimit, por i njëjti është i lidhur protokollin e sigurisë së GOOGLE. Sistemi i sigurisë së GOOGLE (Firewall) i lexon të gjitha emailat që dërgohen në account. Në qoftë se email-a e ka përmbajtjen  njëjtë atëherë vetë Firewall e bllokon dërgimin e emailit, pasiqë mendon se sistemi i GOOGLE është duke u sulmuar. Pra për këtë arsye është paraqitur problemi në sistemin e votimit, i cili tani është sanuar. Në takim me organet ligj zbatuese (PK), të cilin e kemi realizuar në ora 10:40, i kemi informuar që nuk ka pasur sulm në sistemin e votimit, pra sistemi ka qenë në vazhdimësi aktiv. Të njëjtit i kemi informuar edhe për natyrën e problemit që kemi pasur.  

Në kohën sa ka qenë i pamundur procesi i votimit, nuk ka pasur asnjë votë e cila është shtuar dhe kjo çështje mund të vërtetohet. KQZ UP do të kujdeset që kjo kohë e humbur të kompensohet.

Në secilin rast, KQZ UP do të jetë transparente, në rast se ka ankesa ose kontestime eventuale.

KQZ UP ju garanton që zgjedhjet do të jenë të drejta dhe me integritet, ku të gjitha OS dhe kandidatët do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

KQZ UP ju garanton që nuk ka asnjë arsye për shqetësim lidhur me procesin zgjedhor, të zgjedhjeve studentore.

Me respekt,

 

KQZ UP