Njoftim rreth vendimit të Senatit të UP-së për mënyrën e mbajtjes së mësimit për semestrin veror

16 Shkurt 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ju njofton se Senati i UP-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme, të mbajtur dje, më 15 shkurt 2021, ka shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 01/63, Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 si dhe rekomandimin e mbledhjes së datës 12/02/2021 të Konferencës së Rektorëve, lidhur me mënyrën e mbajtjes së mësimit për semestrin veror të vitit akademik 2020/21.

Me këtë rast, Senati i UP-së ka marrë vendim që organizimi i procesit mësimor (ligjëratat, mësimi klinik, ushtrimet laboratorike, ushtrimet numerike apo mësimi nga fusha e arteve) në Universitetin e Prishtinës, për vitin akademik 2020/21, nën rrethanat e pandemisë COVID-19, do të mbahet në formë të kombinuar (fizike ose online).

Sipas këtij vendimi, njësitë akademike do të kenë të drejtën e përcaktimit për formën e organizimit të procesit mësimor, varësisht nga vlerësimi i gjendjes momentale lidhur me COVID-19 dhe rekomandimeve të IKSHP-së.

Për vendimin e plotë, klikoni KETU.