Studentët e Fakultetit Filozofik marrin pjesë në simulimin e Këshillit Evropian në Universitetin Eskishehir në Turqi

30 Maj 2022
SHARE

Në kuadër të Programit LEAP, me datat 20-22 maj 2022, u mbajt simulimi i Këshillit Evropian në Universitetin Eskishehir në Turqi.

Pjesë e këtij organizimi ishin edhe studentët e Fakultetit Filozofik, Bleona Kameri, Dorentina Ajvazi, Ylli Sokoli, drejtimi master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe Elisa Durmishi, studente në Shkencat Politike, niveli baçelor.

Studenti Ylli Sokoli u zgjodh delegati i tretë më i mirë, nga gjithsej 54 delegatët pjesëmarrës. Ndërkaq, delegacioni i përbërë nga studentet Bleona Kameri dhe Dorentina Ajvazi u zgjodh delegacioni i tretë më i mirë, nga 27 delegacionet pjesëmarrëse.

Simulimi i radhës do të mbahet në maj të vitit 2023 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, nën organizimin e koordinatorit të projektit nga UP-ja, prof. Afrim Hoti.