Në kuadër të projektit “Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo (ResearchCult)”, i mbështetur nga Erasmus +, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, më 4 dhe 5 maj 2023, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare: International Conference on New Achievements in Science, Technology and Arts - ICNA-STA.
Konferenca bashkorganizohet nga një sërë universitetesh dhe institucionesh të arsimit të lartë vendas dhe ndërkombëtar, të cilat janë partnere të projektit ResearchCult.
Konferenca synon të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë (IAL), institucionet kërkimore, institucionet publike, bizneset dhe aktorë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira në fusha të ndryshme shkencore.
Konferenca parashihet të mbahet me prezencë fizike në ambientet e Universitetit të Prishtinës.
Pjesëmarrja është falas.
Gjuha zyrtare e konferencës do të jetë gjuha angleze.
Afatet:
- Dorëzimi i abstraktit: 01.03.2023;
- Njoftimi për pranimin e abstraktit: brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit;
- Dorëzimi i prezantimit të posterit: 15.03.2023;
- Njoftimi për pranimin e prezantimit të posterit: brenda 7 ditëve nga data e dorëzimit;
- Regjistrimi përfundimtar në konferencë (për prezantim të punimit dhe prezantim me poster): 15.03.2023.
Dorëzimi i abstraktit bëhet përmes faqes së internetit të konferencës: https://researchcult.net/conference/icna-sta-scientific-conference-2023/ Email: [email protected] Telefoni: +383 38 247 069 ex. 103
Vendi dhe adresa e mbajtjes së konferencës: Universiteti i Prishtinës, Biblioteka Universitare, rruga Eqrem Çabej, nr. 111, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.