Në Departamentin e Matematikës të Universitetit të Prishtinës, nga 22-26 korrik, do të zhvillohet një punëtori për matematikën dhe zbatimet e saj.
Duke sjellë ligjërues me përvojë nga bota akademike dhe industria, punëtoria është një mundësi e shkëlqyeshme për studentët e baçelorit dhe të masterit për t'i avancuar njohuritë e tyre në llogaritje shkencore dhe në matematikë, në veçanti në modele të mësimit makinerik (machine learning) në Inteligjencë Artificiale.
Afati i fundit për aplikim për studentët e interesuar është data 30 maj 2024.