Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

08 Prill 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin dimëror 2024/2025 për mobilitet në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master 

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Fushat e mobilitetit:

- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi baçelor në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)

Bursat përfshijnë:

- 850 EUR në muaj;

- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:

- CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);

- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);

- Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja edhe e gjuhës gjermane është një përparësi) ;

- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: https://www.plus.ac.at/politikwissenschaft-und-soziologie/abteilung-politikwissenschaft/studium/erasmus/erasmus-incoming/

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 18 prill 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).