Erasmus+ në "Aristotle University of Thessaloniki”, Greqi

29 Mars 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Aristotle University of Thessaloniki”, Greqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në " Aristotle University of Thessaloniki” Greqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:  Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie / trajnim;

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  1. CV (në gjuhën angleze);
  2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
  3. Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 10 prill 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.