ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN PARIS NANTERRE, FRANCË

29 Mars 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin dimëror 2024/2025, në Universitetin Paris Nanterre të Francës në, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve nga fushatë si më poshtë:
Juridik, Shkenca Politike si dhe studentët nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave;
  • Certifikata e gjuhës frënge/angleze (Niveli B1/B2);
  • Një letër motivimi (në gjuhën frënge/angleze);
  • CV (në gjuhën frënge/ angleze);
  • Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Nota mesatare duhet të jetë minimumi 8.00;
  • Studentët që kanë njohuri të gjuhës frënge do të kenë përparësi.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

BA- (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin/Departamentin e lartpërmendur). Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.

MA- (studentët duhet të jenë të regjistruar n Fakultetin/Departamentin e lartpërmendur). Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.

PhD- Studentët e doktoratës duhet ta kenë një letër konfirmimi nga një profesor në Universitetin pritës.

Për informata më të hollësishme për  Universitetin e Paris Nanterre vizitoni ueb faqen:  https://university.parisnanterre.fr/

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 6 prill 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun në vijim: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).