Erasmus+ në "Afyon Kocatepe University”, Turqi

25 Mars 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Afyon Kocatepe University, Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Afyon Kocatepe University, Turqi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për shkëmbimin e stafit për mësimdhënie dhe trajnim.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:  Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie dhe trajnim.

Fushat e mobilitetit janë:

Faculty of Economics and Administrative Sciences, Sociology, Turkish Language and Literature, Law, Education, History, Mechanical Engineering, Sports Sciences, Mathematics, or International Relations Office Staff.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  1. CV (në gjuhën angleze);
  2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
  3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 6 prill 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

  • Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;
  • Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi.

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.