Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2024/2025 në Universitetin e Sapienzës nëItali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve,
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor, master dhe PhD të UP-së, me përjashtim të studentëve tëFakultetit të Mjekësisë. Studentët e nivelit BA dhe MA duhet ta kenë të përfunduar të paktën një vit/një semestër me notë mesatare jo më pak se 8.00
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/transkripta;
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2);
- Learning Agreement.
Dokumenti Learning Agreemet - është një kontratë në mes universitetit të origjinës dhe studentit. Shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë “Mobility Plan”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe ECTS-të që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të tabelës A do të njihen në Universitetin e Prishtinës, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Dokumentin dhe instruksionet mund t’i gjeni këtu: Learning Agreement | Erasmus+ (europa.eu) ndërsa lëndët, të cilat ofrohen në Universitetin e Sapienzës mund t’i gjeni në linkun Catalogo dei Corsi di studio | Università degli Studi La Sapienza (uniroma1.it).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e gjuhës së huaj (Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2).
- Letër pranimi e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Sapienzës, i cili edhe do të jetë mentor gjatë qëndrimit tuaj në mobilitet;
- Për më shumë informata shihni linkun: List of PhD Programmes | Sapienza Università di Roma (uniroma1.it)
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 1 prill 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).