Mundësi për trajnime dhe mentorim të studentëve në Programin e Inovatorëve të Rinj

27 Shkurt 2024
SHARE

Programi i Inovatorëve të Rinj hap thirrjen për studentë për përfshirje në trajnime dhe mentorim. Ky program, i organizuar në Qendrën e Transformimit Digjital ITP nga GIZ dhe i zbatuar nga Venture UP (Qendra për Ndërmarrësi dhe Inovacion e Universitetit të Prishtinës), përfshin studentë nga të gjitha universitetet në një përvojë ndjellëse për zhvillim të shkathtësive dhe përvojave.

Edicioni i sivjetmë do të përqendrohet në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit për të mundësuar një tranzicion të gjelbër. Studentët me ide dhe zgjidhje inovative ftohen të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike për të propozuar dhe zhvilluar zgjidhje që adresojnë probleme të riciklimit, transformimit digjital drejt mjedisit miqësor dhe të përmbushjes së Sfidave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).

Për hollësi rreth programit dhe thirrjes, referojuni vegëzës që ju drejton te udhëzuesi.

https://shorturl.at/dsB56