Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, shpallin zyrtarisht të hapur thirrjen për pjesëmarrje aktive apo pasive në “Konferencën e Dytë Ndërkombëtare Studentore në Inxhinierinë e Ndërtimit - ISCCE 2024”, që këtë vit do të mbahet në ambientet e Fakultetit Teknik këtu në Prishtinë.
Me datat 25, 26 dhe 27 Prill 2024, do të jemi bashkë me të gjithë kontribuesit e shkencave të inxhinierisë së ndërtimit, për t’i dhënë formë zhvillimit akademik të studentëve të së sotmes dhe profesionistëve të së ardhmes.
Ju lutemi vini re se afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 23 Shkurt 2024.
Informacione më të detajuara i gjeni në faqen zyrtare të konferencës.