ERASMUS+ NË EUROPIAN UNIVERSITY VIADRINA, FRANKFURT- GJERMANI 

19 Dhjetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin veror 2023/2024, në “Europian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë
Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik dhe Ekonomik të nivelit BA, MA&PhD;

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik nga Departamentet Antropologji dhe Sociologji si dhe studentët nga Fakulteti Ekonomik të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), semestrin e parë (MA) ndërsa për studentët Ph.D një projekt propozim rreth hulumtimit që planifikoni ta realizoni gjatë mobilitetit tuaj. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim që jeni student  (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
  • Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.
  • Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqën e univesitetit të lartpermendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun KËTU dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 dhjetor 2023.
Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]