Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për staf akademik për semestrit veror 2023/2024, në Bolu Abant Izzet Baysal University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e stafit akademik nga fushat si më poshtë:
- Gjuhë dhe letërsi turke;
- Ekonomi;
- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që dëshmon që jeni staf i UP-së;
- Kërkohet njohja e gjuhës angleze minimumi B2.
Për më shumë informata për programet që ofrohen në Universitetin në fjalë, vizitoni ueb faqen: Bolu Abant İzzet Baysal University | Homepage (ibu.edu.tr).
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 14 dhjetor 2023.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]
Sqarim:
Stafi akademik dhe administrativ që dëshiron të aplikojë në thirrjet e hapura, së pari duhet të kërkojnë fjalëkalimin e tyre nëpërmjet email-it zyrtar të Universitetit dhe pastaj të kyçen në SMSS Sistemin për të bërë aplikimin. Fjalëkalimi kërkohet duke klikuar në Request Password, në linkun që gjendet në faqen kryesore të sistemit. Nëse email-i juaj është i regjistruar në data-bazën e Universitetit, ju do të pranoni fjalëkalimin në email.