Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Conservatorio di Musica "Giuseppe Tartini" në Trieste, Itali

15 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Conservatorio di Musica "Giuseppe Tartini" në Trieste, Itali,në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi akademik nga Fakulteti i Arteve Dega (Piano dhe këndim)

- Shkëmbim studentëve BA&MA (të instrumenteve harkor dhe frymor)

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

BA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00).

MA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentë:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:

-       CV (në gjuhën angleze);
-       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-       Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
-       Kërkohet njohuri e gjuhës angleze  (minimumi niveli B2).

Thirrja është e hapur deri më 22 nëntor 2023 (në mesditë).

Dokumentet me titull ‘’ Conservatorio di Musica "Giuseppe Tartini’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në PDF. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen :  Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111,  Prishtinë.