Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në VIVES University of Applied Sciences
Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror, të vitit akademik 2023/2204, në Universitetin e "VIVES University of Applied Sciences", Blegjikë në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale dhe Sociologji, Fakulteti Filozofik.
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale apo Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze);
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia);
• Një letër motivuese (në gjuhën angleze);
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
• Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with feweropportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informata luteni ta vizitoni programet në ueb faqen:
• Transnational Social Work | Hogeschool VIVES , on decolonization, migration, socio-ecological transition
• eSociety#exploringthefutures (Kortrijk) | HogeschoolVIVES (interdisciplinary)
• S.P.A.C.E. - Social Pedagogical Art & Creativity Exploration (Kortrijk) | Hogeschool VIVES
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet me titull "" mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] , të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 30 tetor 2023.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.