ERASMUS+ në Universitetin e Minhos

27 Shtator 2023
SHARE

ERASMUS+ në Universitetin e Minhos (PEERS Consortium-Portugal)


Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë, për semestrin veror 2023/2024, në Universitetin e Minhos në Portugali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbimin e studentëve të tri niveleve të studimit, nga të gjitha fushat.

Të drejtë për aplikim kanë  studentët të cilët janë të  regjistruar në Universitetin e  Prishtinës dhe që kanë të përfunduar të paktën vitin e parë BA, semestrin e parë në MA si dhe studentët PhD që kanë të përfunduar vitin e parë. Studentët duhet të kenë notën mesatare jo më pak se 8.00.

Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:

  • Certifikata e notave/Transkripta (gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
  • Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
  • Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B2);
  • Studentët e Doktoratës duhet të kenë një konfirmim nga një Profesor në Universitetin pritës i cili do të i monitoroj gjatë hulumtimit shkencorë;
  • Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Afati për aplikim për semestrin veror 2023/2024 është deri me  5 tetor 2023!

Dokumentet me titull " University of Minho“ duhet të dërgohen të skanuara tek Znj. Afërdita Rexhepi  në adresën elektronike: [email protected].  Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF.

Për më shumë informacione lutein të vizitoni ueb faqen e Universitetit të Minhos  Home (uminho.pt)

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr.111, Prishtinë.