Hapet thirrja për aplikim në Kongresin Global për Media (Global Media Congress) në Abu Dhabi, për studentë të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze);
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia);
• Një letër motivuese (në gjuhën angleze);
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
• Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2);
• Të interesuarit duhet të jenë studentë të vitit të fundit të studimeve të nivelit BA.
Për më shumë informata vizitoni ueb faqen më poshtë: https://globalmediacongress.ae/en/ si dhe shkarkoni dokumentin në këtë link: "Global Initiative for Transition of Media Students into Media Persons"
Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.
Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Global Media Congress’’ në emalin: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
Data e fundit për aplikim me 26 korrik 2023!