Simpoziumi i Diasporës në Kompjuterikë – Inteligjenca Artificiale Kosova

10 Korrik 2023
SHARE

Shkolla Kombëtare e Doktoratës në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë po organizon Simpoziumin e Diasporës në Kompjuterikë, me temën “Inteligjenca Artificiale Kosova”.

Pjesëmarrës në këtë simpozium do të jenë personalitete të rëndësishme nga universiteti dhe industria, vendor dhe nga diaspora, të cilët do të prezantojnë zbulimet më të reja nga fusha e inteligjencës artificiale, si dhe do të diskutojnë rreth tyre.

Simpoziumi do të mbahet më datë 13 korrik 2023, nisur nga ora 08:00 CEST në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Organizimi i këtij aktiviteti bëhet në partneritet me Universitetin e Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të projektit “The development and implementation of a PhD Program in ICT for the Kosovo Education System DI-PhDICTKES", i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ dhe Bashkimi Evropian.

Për agjendën e plotë të simpoziumit, klikoni KËTU.