Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus+, në University North, Varazhdin të KroacisëAnchor

02 Qershor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në University North,Varazhdin në Kroaci, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2022/2023 (semestrin aktual).

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi për mësimdhënie nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

- Të keni një kontakt me një Profesor nga Universiteti pritës. 

Thirrja është e hapur deri më 8 qershor 2023 (në mesditë).

Dokumentet me titull ‘’University North’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen : Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111, Prishtinë.