Erasmus+ në VIVES University of Applied Sciences

24 Maj 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në VIVES University of Applied Sciences

Universiteti i Prishtinës,  hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror, të vitit akademik 2023/2024, në Universitetin e " VIVES University of Applied Sciences", Blegjikë  në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:


•    Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.00.


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

•    Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
•    Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2) 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: F.L.O.W.S. - Focus on Healthy Life, Organisations and Well-being in Society | Hogeschool VIVES

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze. 
Dokumentet me titull "" mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] , të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 30 maj 2023.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu