Erasmus+ në “Atlas University “ Stamboll, Turqi

23 Maj 2023
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në “Atlas University “ Stamboll, Turqi

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në “Atlas University “ Stamboll, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropianpër praktikë verore 2023. 


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Praktikë (Internship)

 

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet masternë Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fushat e mobilitetit janë:  

• Mjekësi e Përgjithshme dhe Shkenca Kompjuterike.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor/Master:

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

• Certifikata e notave/Transkripta;

• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);

• CV (në gjuhën angleze);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës.

• CV (në gjuhën angleze);

Afati për aplikim për është deri më: 10 qershor 2023.

Dokumentet me titull "Atlas University " duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.