Erasmus +, në Universitetin e Bialystokut, Poloni

23 Maj 2023
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Bialystokut, Poloni

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Bialystokut në Poloni, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2022/2023 (semestrin aktual).

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi për trajnim nga administrata

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B1);

Thirrja është e hapur deri më 29 maj 2023 (në mesditë).

 

Dokumentet me titull ‘’University of Bialystok’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen : Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111, Prishtinë.