Erasmus+ në “University of Natural Resources and Life Sciences”, Vienna (BOKU) në Austri

19 Maj 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Mobilitet të Stafit Akademik  në Programin Erasmus+ në “University of Natural Resources and Life Sciences”, Vienna (BOKU) në Austri

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik semestrin veror në Universitetin e Shkencave Natyrore – BOKU në Vjenë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie.

Fusha e mobilitetit është: Fakulteti i Inxhinierisë  së Ndërtimit – Drejtimi  Hidroteknikë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2).

Afati për aplikim është deri më 28 Maj 2023.

Dokumentet me titull "BOKU - University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.