Thirrje për aplikim

07 Prill 2023
SHARE

Universiteti Amerikan në Bullgari (AUBG)  organizon konkursin „Balkan Youth Thinkathon“, në të cilin do të marrin pjesë 28 studentë nga Ballkani Perëndimor dhe Bullgaria.

Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë edhe studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët se bashku me studentë të vendeve të tjera do të konkurrojnë për hartimin e projektit për fushata të ndërgjegjësimit publik të orientuara drejtë të rinjve. Pjesëmarrësit do të mësojnë nga ekspertë të diplomacisë publike dhe të komunikimit.

Fituesi i këtij konkursi për të prezantuar idenë e tij do të udhëtojë në Bruksel, shpenzimet e të cilit janë të paguara.

Konkursi do të zhvillohet në fund të shtatorit në kampusin e Universitetit Amerikan në Bullgari.

Ushqimi, akomodimi dhe 150 euro për shpenzime të udhëtimit mbulohen nga AUBG.

Data e fundit për aplikim është 1 Maj 2023.

Për informata të tjera rreth aplikimit vizitoni linkun:  https://www.aubg.edu/balkan-youth-thinkathon/