Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

07 Prill 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës,  hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror, të vitit akademik 2023/2024, në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
  • Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2) 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html

Kurset që ofrohen në gjuhën angleze mund të i gjeni këtu: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/courses-in-english.html

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze. 
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] , të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 14 prill 2023.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu