Sesion informues: Platforma “e-Karriera” lehtëson procesin e kërkimit të punës

06 Prill 2023
SHARE

Vitet e fundit, platformat online të karrierës janë treguar si një mjet i fuqishëm për të lidhur studentët dhe të diplomuarit me punëdhënësit, duke e bërë më të lehtë se kurrë gjetjen dhe aplikimin për punë.

Platforma online e karrierës në Universitetin e Prishtinës, “e-Karriera” (ekarriera.uni-pr.edu) ofron një sërë shërbimesh, nga lista e vendeve të lira të punës, punës praktike, deri te përgatitja e dokumenteve si CV-ja dhe letra motivuese, duke e bërë procesin e kërkimit të punës më të thjeshtë dhe më efikas.

Për të gjithë ju, që jeni të interesuar të kuptoni më shumë rreth platformës “e-Karriera”, ju ftojmë të na bashkoheni në sesionin informues virtual në “Meet”, që do të mbahet të premten më 7 prill, duke nisur nga ora 10:30.

Linku për të ju bashkuar takimit: meet.google.com/huk-gvek-wcf

Kjo platformë u mundëson studentëve tanë të shfletojnë postimet e punës nga kompani të të gjitha madhësive dhe në të gjitha industritë, duke u dhënë atyre qasje në një gamë shumë më të gjerë mundësish. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për studentët, të cilët mund të mos kenë krijuar rrjete profesionale ose përvojë të gjerë pune.

Bashkohu në këtë sesion informues dhe kupto më tepër rreth “e-Karriera”.