Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e stafit për mësimëdhënie.
Fushat e mobilitetit janë:
• Administrim Biznesi;
• Edukim.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2).
Afati për aplikim është deri më 15 prill 2023.
Dokumentet me titull "Instituto Politecnico Do Porto” duhet të dërgohen të skanuara në një dosje të vetme te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.