ERASMUS+ NË EUROPIAN UNIVERSITY VIADRINA, FRANKFURT- GJERMANI

29 Mars 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin dimëror 2023/2024, në “Europian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik dhe Ekonomik të nivelit BA, MA&PhD;

- Shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ. 

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik nga Departamentet Antropologji dhe Sociologji si dhe studentët nga Fakulteti Ekonomik të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), semestrin e parë (MA) ndërsa për studentët Ph.D një projekt propozim rreth hulumtimit që planifikoni ta realizoni  gjatë mobilitetit tuaj. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.

 

Dokumentet e nevojshme për staf akademik dhe administrativ janë:

- CV (në gjuhën angleze);

- Një dokument që dëshmon që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

 

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqën e univesitetit të lartpermendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.

 

Thirrja është e hapur deri me datë 06 prill 2023. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara dhe bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF në emaili adresën: [email protected].

Për mundësitë që UP ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu