Erasmus +, në Spanjë (School of Dramatic Arts in Seville)

28 Mars 2023
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Spanjë (School of Dramatic Arts in Seville)

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Spanjë (School of Dramatic Arts in Seville), në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2022/2023 (semestrin aktual).

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbim stafi akademik

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

-       CV (në gjuhën angleze);

-       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-       Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

-       Kërkohet njohuri e gjuhës angleze  (minimumi niveli B2).

Njoftim: Spanja nuk njeh pasaportat e Kosovës dhe si rrjedhojë nuk mund të udhëtohet me dokumente të Kosovës.

Thirrja është e hapur deri më 4 prill 2022.

Dokumentet me titull ‘’ ESAD-Sevilla’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen:  Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111,  Prishtinë.