Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

24 Mars 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët për semestrin dimëror 2023/2024 për mobilitete në Silesian University of Technology - SUT,Gliwice, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: - Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara SilesianUniversity of Technology, Poloni shihni në linkun:https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/subject-offer/


Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’HasanPrishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Tëdrejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)

Kohëzagjatja e mobilitetit: Një semester për studentët, 5 muaj

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

     - CV (në gjuhën angleze, verzioni europass);
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit;
-Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze);
-Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e notave/transkripta
- Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B1, për studime Master kërkohet minimum niveli B2).

Keni të drejtë të përzgjedhin vetëm ato lëndë që ofrohen për semestrin pranveror (spring semestër), në Silesian Universityof Technology, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total për studime Master dhe 30 ECTS për studime Bachelor.

Afati për aplikim deri më: 15 prill 2023


Dokumentet me titull "University of Silesian University ofTechnology Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, në pdf. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.