Erasmus+ në "Eskişehir Osmangazi University” Turqi

24 Mars 2023
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Eskişehir Osmangazi University” Turqi

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për mobilitet në Eskişehir Osmangazi University”, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit për trajnim.

 Fushat e mobilitetit janë:

  • Turkish Language and Literature;

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Publikimet për staf akademik;
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

Afati për aplikim është deri më: 29 mars 2023.

Dokumentet me titull " Eskişehir Osmangazi University " duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.