Eja dhe kupto më tepër rreth mundësive për studim jashtë vendit, përmes bursave ndërkombëtare

20 Mars 2023
SHARE

Dëshironi të kuptoni më shumë rreth mundësive për bursa ndërkombëtare në vend? Me anë të kësaj ligjërate, ju do të informoheni rreth ndërlidhjes ndërmjet hulumtimit dhe praktikës në gjetjen e bursave ndërkombëtare për studentët kosovarë, në SHBA dhe kudo në botë, në të gjitha disiplinat.

Folëse kryesore në këtë ligjëratë është prof. asoc. Anne C. Campbell, nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Middlebury, në Montrey, Kaliforni.

Vendi: Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare
Ora: 13:30

Kjo ligjëratë po ofrohet për ju nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e UP-së, në bashkëpunim me programin Fulbright të Qeverisë Amerikane.

Për më shumë informata, referojuni posterit zyrtar: