Erasmus + në Sapienza University of Rome

16 Mars 2023
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Sapienza University of Rome

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2023/2024 në Universitetin e Sapienzës nëItali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-     Shkëmbimin e studentëve,

-     Shkëmbimin e stafit akademik.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor, master dhe PhD të UP-së, me përjashtim të studentëve tëFakultetit të Mjekësisë. Studentët e nivelit BA dhe MA duhet ta kenë të përfunduar të paktën një vit/një semestër me notë mesatare jo më pak se 8.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

- Certifikata e notave/transkripta;

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2).

- Learning Agreement.

Dokumenti Learning Agreemet - është një kontratë në mes universitetit të origjinës dhe studentit. Shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë “Mobility Plan”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe ECTS-të që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të tabelës A do të njihen në Universitetin e Prishtinës, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Dokumentin dhe instruksionet mund t’i gjeni këtu: Learning Agreement | Erasmus+ (europa.eu) ndërsa lëndët, të cilat ofrohen në Universitetin e Sapienzës mund t’i gjeni në linkun Catalogo dei Corsi di studio | Università degli Studi La Sapienza (uniroma1.it).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

- Certifikata e gjuhës së huaj (Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2).

- Letër pranimi e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Sapienzës, i cili edhe do të jetë mentor gjatë qëndrimit tuaj në mobilitet; 

- Për më shumë informata shihni linkun: List of PhD Programmes | Sapienza Università di Roma (uniroma1.it)

Ndërsa kriteret për aplikim për stafin akademik janë:

- Të jeni mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës (një dokument që dëshmon se jeni staf i rregullt i UP-së);

- CV në gjuhën angleze (ku janë të përmbledhura edhe punimet shkencore);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze, minimumi B2;

- Të keni një kontakt me një Profesor nga Universiteti pritës.

 

Luteni që dokumentacionin e kompletuar ta dërgoni në një dokument të vetëm në PDF, në adresën elektronike: [email protected] me titull “University of  Sapienza”.

 

Data e fundit për aplikim është 24 mars 2023. Vetëm dokumentet e kompletuara do të shqyrtohen. 

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja,luteni ta vizitoni ueb faqen tonë: www.uni-pr.edu.