Erasmus +, në Universitetin e Oradeas, Rumani

15 Mars 2023
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Oradeas, Rumani

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Oradeas, në Rumani, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2022/2023 (semestrin aktual).

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi akademik nga Departamenti i Shkencave Politike

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

- Stafi që aplikon paraprakisht duhet ta ketë një kontakt në Universitetin e Oradeas, i cili  e mirëpret për të realizuar mobilitetin në kuadër të këtij programi.

Thirrja është e hapur deri më 20 mars 2023 (në mesditë).

Dokumentet me titull ‘’University of Oradea’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në PDF. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen : Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111, Prishtinë.