Thirrje për abstrakte: Konferenca Ndërkombëtare “Të drejtat e njeriut, kushtetuta dhe të drejtat ndërkombëtare”

13 Mars 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, Shoqata Shqiptare e së Drejtës Ndërkombëtare (International Laë Association – Albania), Universita degli Studi “La Sapienza”, Link Campus University dhe Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore janë organizatorët e konferencës ndërkombëtare me titull “Të drejtat e njeriut, kushtetuta dhe të drejtat ndërkombëtare”, e cila do të mbahet më 5 maj 2023, në Tiranë.

Konferenca ka si qëllim të bashkojë studiuesit kryesorë nga bota akademike për të ndarë gjetjet e tyre të fundit për një sërë temash që lidhen me zhvillimet më të fundit në fushat e së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

DATA TË RËNDËSISHME

Afati i fundit për regjistrimin: 31 mars 2023.

Kthimi i përgjigjes: 15 prill 2023.

Konferenca: 5 maj 2023, Tiranë. Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Pranimi i punimit të plotë: 31 korrik 2023

Për më shumë informata rreth konferencës, klikoni KËTU për thirrjen për abstrakte.