Erasmus+ në “University of Granada”, Spanjë

13 Mars 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “University of Granada”, Spanjë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në “University of Granada” Spanjë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: - Doktoratë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi të Doktoratës në Universitetin e  Prishtinës  në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë).

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në " University of Granada ", Spanjë, ju lutem ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:   http://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimension-internacional?lang=enhttp://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimension-internacional?lang=en

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze(niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

 

Njoftim: Spanja nuk njeh pasaportat e Kosovës dhe si rrjedhojë nuk mund të udhëtohet me dokumente të Kosovës.

Afati për aplikim është deri më 20 Mars 2023.

Dokumentet me titull “University of Granada” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.