Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitet virtual në Universitetin Philipps Marburg në Gjermani.

27 Shkurt 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitetvirtual  në Universitetin Philipps Marburg në Gjermani për semestrin veror 2022/2023 (semestrin aktual).


Të drejtë aplikimi kanë studentët e Universitetit të Prishtinës, të nivelit Bachelor dhe Master nga të gjitha fushat e studimit, çfarë janë në dispozicion në Univeritetin e Marburgut. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• Certifikata e notave/Transkripta;

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin estudimit gjatë këtij viti akademik);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

• CV(në gjuhën angleze);

• Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);

• Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.

 

Për më shumë informata lidhur e mundësinë e mobilitetitvirtual në Universitetin Philipps Marburg luteni ta vizitoni ueb faqen më poshtë: 

MarburgOnline: VirtualExchange - MO:VE - Exchange & Study Abroad - Studying - Philipps-Universität Marburg (uni-marburg.de)

Kurset të cilat mund t’i ndjekin mund të i gjeni: Classes / Kurse - Academic Program - Studying - Philipps-UniversitätMarburg (uni-marburg.de)

Afati për aplikim është deri më: 10 mars 2022.

Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument, në pdf.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë qe UP ofron vizitoni: www.uni-pr.edu