Trajnimi dhe Certifikimi i Auditorëve të Energjisë

06 Shkurt 2023
SHARE

Ftohen ekspertët e fushave përkatëse që të aplikojnë në Trajnimin për Auditorë të Energjisë në ndërtesa dhe ndriçim publik i cili organizohet nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e UPHP. Trajnimi planifikohet të mbahet gjatë muajit Mars / Prill 2023.

Trajnimi i Auditorëve të Energjisë do të realizohet sipas Rregullores (MEPTINIS) Nr. 05/2020 Për sistemin e ofruesve të shërbimit energjetik dhe kriteret minimale për auditimin energjetik-e, cila rrjedhë nga Ligji Nr. 06/L-079 Për efiçiencë të energjisë

Trajnimi realizohet nga Trajnerët për Auditim të Energjisë të cilët janë të certifikuar nga konzorciumi EIHP (Energy Institute Hrvoje Požar) & FIRE (Federazione Italiana per L’uso Razionale Dell’energia), në vitin 2018.

Bazuar në Shtojcën I të Rregullores (MEPTINIS) Nr. 05/2020, trajnimi përbëhet prej katër pjesëve si vijon:

  • Java e parë dhe dytë – Ligjëratat (minimum 40 orë),
  • Java e tretë – Vizitat në teren,
  • Java e katërt – Përgatitja, dhe Prezantimi i Raportit të auditimit energjetik, dhe
  • Java e pestë– Përgatitja për provim, Provimi përfundimtar (150 minuta).

Në fund të trajnimit, gjatë javës së pestë, organizohet testi me shkrim me një kohëzgjatje prej 150 minutash. Testi përpilohet bazuar në materialet e trajnimit të përdorura në kuadër të programit të trajnimit ndërkaq pragu i kalueshmërinë së tij është arritja e së paku 70% të pikëve nga ana e kandidatëve.

Sipas Rregullores (MEPTINIS) Nr. 05/2020 Kapitulli III - Kërkesat për kualifikimin dhe certifikimin e auditorëve të energjisë, vlerësuesve të energjisë dhe ekspertëve të pavarur, Neni 5 Auditorët e energjisë, kualifikimi, trajnimi dhe certifikimi i Auditorëve të energjisë. Pika 4. Auditori i Energjisë në Ndërtesa për  t'u certifikuar duhet të përmbushë kriteret minimale të përshkruara në vijim.

Kriteret minimale për Auditor të Energjisë:

Kriteret

Pranueshmëria

Shpjegim

Kualifikimi arsimor / edukimi

Për auditorët e energjisë dhe ndërtesa dhe ndriçim publik:

  • Arkitektura, ndërtimtaria e lartë, inxhinieri mekanike, inxhinieri elektrike apo fushë ekuivalente të inxhinierisë.

Këto kualifikime arsimore kërkohen zakonisht në kryerjen e auditimeve energjetike dhe sigurojnë njohuri të mëparshme për sistemet teknike dhe instalime që janë subjekt i auditimit energjetik, duke përfshi përvojën e dëshmuar profesionale.


Diploma e kërkuar

Diplomën Master1 ( së paku 300 pikë të ECTS2) në Arkitekturë, ndërtimtaria e lartë, inxhinieri mekanike, inxhinieri elektrike apo fushë ekuivalente të inxhinierisë.

Kërkohen 300 ECTS kredi ose ekuivalent sipas programeve të mëparshme arsimore.

(p.sh. inxh. i dipl.).

Dokumentimi i përvojës

  • Së paku 5 vite përvojë profesionale e verifikueshme në projektim, zbatim dhe mbikëqyrje të projekteve arkitektonike, ndërtimore dhe inxhinierike.
  • CV, referencat dhe lista e projekteve të dorëzohen.

Të dhënat e dokumentuara dhe kohëzgjatja e përvojës së punës do të demonstrojnë ekzistencën e eksperiencave inxhinierike teorike dhe praktike.

 

Afati për aplikim është prej 6 Shkurt – 24 Shkurt 2023, ora 16:00.

Numri i maksimal kandidatëve/kandidateve për cikël është 28 pjesëmarrës/pjesëmarrëse.

Në rast se do të këtë më shumë kandidat të paraqitur të cilët plotësojnë kriteret, përparësi në përzgjedhje kanë kandidatët e paraqitur më herët.

Shpenzimet për trajnim, provimin final dhe Certifikatë do të mbulohen nga kandidatët/kandidatet në shumën prej 460 Euro.

Trajnimi do të mbahet në një nga sallat e fakulteteve teknike.

Kandidatët duhet të aplikojnë vetëm në rrugë elektronike, ndërsa adresa e dërgimit të aplikacioneve është:  [email protected].

 

_____________________
1 Sipas kornizës ligjore aktuale në Kosovë, profesionistët me diplomë bachelor nuk i plotësojnë kriteret për t’i kryer detyrat e projektantit.
2 ECTS – European Credit Accumulation and Transfer System