UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCE IN NYSA, POLONI
ERASMUS+
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mësimdhënës, për mobilitet një javor gjatë semestrit veror 2022/2023, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:
- CV;
- Letër motivuese;
- Një dokument që jeni staf i UP-së;
- Kopjen e pasaportës;
- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Dokumentet me titull “University of Nysa” duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected] .
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. Data e fundit për aplikim është 15 shkurt 2023.
Për më shumë informata lidhur me mundësit që UP ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu