Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

14 Dhjetor 2022
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Universiteti i Prishtinës  hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së për semestrin veror 2022/2023 për mobilitete në Çukurova University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus +  mobility, të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbim studentëve nga niveli Master,  studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Fusha e mobilitetit:

  • Departamenti i gjuhës dhe letërsisë gjermane;
  • Departamenti i gjuhës dhe letërsisë angleze;
  • Departamenti i gjuhës dhe letërsisë turke.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Transkripta e notave(jo më i vjetër se një muaj);
  • Vërtetimi që jeni studentë (jo më i vjetër se një muaj);
  • Letër motivimi (në gjuhës angleze);
  • CV (formatit europass);
  • Kopja e pasaportës/letërnjoftimit;
  • Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

Për më shumë informata luteni që a vizitoni ueb faqen e Universitetit të Çukurovës  në ueb faqen: Çukurova Üniversitesi - Çukurova Üniversitesi (cu.edu.tr)

 

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Çukurova University’’ në adresën elektronike [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Data e fundit për aplikim: 18 dhjetor 2022!

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë ose vizitoni ueb faqen e UP -së: www.uni-pr.edu